India mbanë shkallën më të lartë të rritjeve ditore nga Covid-19, sot edhe 76 mijë raste

Azia

India mbanë shkallën më të lartë të rritjeve ditore nga Covid-19, sot edhe 76 mijë raste

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:42
Indi

India regjistroi të shtunën 76 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 3.4 milionë.

Sipas medieve të huaja, shkalla e rritjeve ditore të infeksioneve në Indi është më e larta në botë, vetëm gjatë ditës së djeshme vendi raportoi më shumë se 77 mijë raste brenda 24 orëve të fundit.

India është vend i tretë në botë më i goditur nga pandemia, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga virusi vdekjeprurës u rrit së fundmi në 24.7 milionë, ndërsa 838 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat