India thyen rekord me numrin e rasteve ditore me koronavirus

Azia

India thyen rekord me numrin e rasteve ditore me koronavirus

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

India ka raportuar 78,761 raste të reja me koronavirus dhe 948 viktima brenda 24 orëve të fundit, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë të dielën.

Arbresh.info transmeton se kjo dita e dytë me numrin e madh të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.

Deri më tani në Indi janë konfirmuar 3,542,733 raste pozitive me COVID-19 dhe 63,498 viktima kurse janë shëruar 2,713,933 persona.

Vetëm Brazili dhe SHBA-të kanë raportuar numër më të madh të rasteve ditore pozitive, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat