Pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut, trondit OKB: Ja çfarë e pret Libanin deri në fund të vitit 2020

Azia

Pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut, trondit OKB: Ja çfarë e pret Libanin deri në fund të vitit 2020

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 18:25
Bejrut

Pas shpërthimit shkatërrimtar në Bejrut dhe krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin, gjysma e popullatës Liban mund të mbeten pa ushqime bazike deri në fund të vitit 2020.

Kombet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa që kanë për qëllim parandalimin e krizës.

Kryetarja e Komisionit Ekonomik dhe Social te KB-së për Azinë Perëndimore deklaroi se porti eshte pika kryesore e hyrjes se mallrave ne Liban, qe varet nga importi i ushqimit, ndërsa shtoi se Libani eshte paralizuar nga pasojat e goditjeve të shumta.

Më 4 gusht, në portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo ku ndodheshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi të gjithë qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat