Festa kthehet në tragjedi/ 17 të vdekur pas shembjes së restorantit

Azia

Festa kthehet në tragjedi/ 17 të vdekur pas shembjes së restorantit

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 19:01
Kinë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e shëmbjes së një lokali 2-katësh në Linfen të Kinës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës kur dhjetëra persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në një festë që organizohej në restorant.

Më shumë se 700 persona u përfshinë në operacionin shpëtimi mes frikës se viktima të tjera janë ende të bllokuar në rrënoja.

Shkaku i shembjes nuk dihet ende, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat