Koreja Veriore do t’i qëllojë të gjithë ata që i afrohen kufirit për ta luftuar virusin

Azia

Koreja Veriore do t’i qëllojë të gjithë ata që i afrohen kufirit për ta luftuar virusin

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:24
Foto

Koreja Veriore i ka urdhëruar ushtarët dhe policët e vet që t’i qëllojë të gjithë ata që i afrohen kufirit me Kinën rreth 800 metra në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia në qytetin Hoeryong tha se do t’i qëllojë të gjithë ata që afrohen më shumë se 800 metra pavarësisht arsyes së afrimit, shkruan Daily Mail.

Kjo masë do të vlejë për tërë kufirin mes Koresë Veriore dhe Kinës, që është i gjatë më shumë se 1,400 kilometra. Kjo masë ka për qëllim që të parandalohet kontakti i banorëve me njerëzit që vijnë nga Kina.

Qeveria është duke e furnizuar policinë me municion për ta ndihmuar që ta zbatojë masën e re. Sipas disa burimeve, askush nuk do të mbahet përgjegjës për të shtënat që bëhen sipas rregullave të reja.

Koreja Veriore pretendon se nuk e ka asnjë rast të koronavirusit dhe duket se vendi e ka seriozisht që ta ruajë këtë status, ndonëse ekspertët dyshojnë në këtë pretendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat