India regjistron mbi 78 mijë raste të reja me coronavirus dhe 1045 vdekje

Azia

India regjistron mbi 78 mijë raste të reja me coronavirus dhe 1045 vdekje

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

India ka regjistruar 78,357 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 3.7 milionë.

Në të njëjtën kohë, qeveria po lehtëson kufizimet e vendosura nga pandemia për të ndihmuar ekonominë e trazuar, raporton CNN.

India, një vend me 1.4 miliardë njerëz, po bëhet shpejt epiqendra botërore e COVID-19.

Në tre javët e fundit, shteti indian ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve të reja në baza ditore, dhe me ritmin aktual, ndoshta do të jetë së shpejti përpara Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara për sa i përket numrit të përgjithshëm të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 1,045 njerëz vdiqën si rezultat i coronavirusit brenda një dite, përkatësisht 66,333 që nga shpërthimi i pandemisë. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, India është vendi i tretë në botë për nga numri i vdekjeve.

India aktualisht po bën 100 mijë teste në ditë, por ekspertët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme sepse është më pak se ajo që po bëhet në SHBA, vendi me njerëzit më të infektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat