4 të vdekur në Korenë e Jugut nga përplasja e makinës me blindën amerikane

Azia

4 të vdekur në Korenë e Jugut nga përplasja e makinës me blindën amerikane

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:31
Foto

Katër njerëz u vranë në fundjavë në një rrugë të qytetit Pocheon në Korenë e Jugut kur një makinë vendase u përplas me një autoblindë të ushtrisë së SHBA.

Incidenti ndodhi në ora 9:27 pranë bazës ushtarake Rodriguez Range, poligon artilerie në periferi të Seul, pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Të katër shtetasit koreanë në mjetin tip fuoristradë, vdiqën në aksident ndërsa një ushtar amerikan në mjetin e blinduar u dërgua në spital me plagë të lehta, thanë zjarrfikësit në deklaratën e tyre.

Në fotot e publikuara nga stacioni i zjarrfikësave në Pocheon tregohej makina tërësisht e shkatërruar pranë autoblindës amerikane, si dhe personeli i emergjencave që ishte mbledhur në vendngjarje.

Autoritetet thanë se ende po hetojnë për shkaqet e sakta të aksidentit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat