Iraku shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Azia

Iraku shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 00:29
Irak

Iraku ka shënuar rekord të rasteve ditore me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë kjo e rasteve që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

4,755 rastet e fundit e çojnë totalin në 247,039 raste. Janë regjistruar edhe 74 vdekje, gjithsej 7,275, shkruan CNN.

Ministria e Shëndetësisë së Irakut kishte paralajmëruar pasoja nëse njerëzit nuk do të ndiqnin rekomandimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rekomandimet përfshinin qëndrimin në shtëpi, distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe higjienën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat