Armikja e Kim Jong-un zbulon tmerret e vendit komunist: Njerëz që hanë insekte, rrugë të mbushura me kufoma

Azia

Armikja e Kim Jong-un zbulon tmerret e vendit komunist: Njerëz që hanë insekte, rrugë të mbushura me kufoma

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 07:35
Kore e Veriut

Njerëz që hanë insekte dhe kufoma në rrugë. Këto kanë qenë disa prej fakteve të treguara nga një armike e Koresë së Veriut, e përshkruan vendin diktatorial si të tmerrshëm.

Sipas Yeonmi Park, i ftohti, errësira dhe uria ishin pjesë e jetës së përditshme në vendin komunist ku ajo u rrit.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka rrëfyer se njerëzit hanin insekte për të mbijetuar, ndërsa shumë herë ka parë trupa njerëzish të pajetë në rrugët e Koresë së Veriut.

Historia e saj familjare është vërtetë e rëndë. Pasi ikën nga Koreja e Veriut dhe kaluan lumin Yalu në Kinë, Park dhe nëna e saj u trafikuan dhe u përdhunuan, para se të arratiseshin përsëri në Mongoli.

Tani 26-vjeçe, ajo i tha “New York Post” se nuk kishte miq, vetëm partnerë në Korenë e Veriut dhe se ndjenjat e dashurisë ishin të rezervuara për dinastinë Kim në pushtet, e cila ka qeverisur vendin për më shumë se 70 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat