“Virusi nuk ekziston!”, turistja pa maskë shpërthen ndaj policit që e gjobiti: Nuk të jap dot një q**je

Azia

“Virusi nuk ekziston!”, turistja pa maskë shpërthen ndaj policit që e gjobiti: Nuk të jap dot një q**je

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 13:29
Turistja dhe një oficer policie u filmuan duke debatuar rreth PPE në Uttarakhand, Indi.

“Askush nuk ka korona, virusi nuk ekziston!”

Ky është momenti tronditës kur turistja i thotë oficerit të policisë se nuk i ‘jep një q ***’, kur i kërkohet të vendosë maskën e fytyrës në Indi.

Turistja dhe një oficer policie u filmuan duke debatuar rreth PPE në Uttarakhand, Indi.

Image

Oficeri e kishte ndaluar gruan t’i lëshonte një gjobë, ngaqë nuk mbante maskë.

Në fillim të videos gruaja i bërtet oficerit të policisë: ‘Unë nuk kam korona, ërë provën e q****s!’

Oficeri përgjigjet dhe thotë se ‘të gjithë njerëzit kanë korona’, por gruaja këmbëngul: Askush nuk ka kurona, nuk ekziston!”

Në përgjigje, oficeri i maskuar i thotë turistes: Ky nuk është vendi juaj, ky nuk është vendi juaj.

Ajo i kthehet: Unë nuk të  jap dot një q ***e.”

Gruaja pastaj ia kthen shpinën oficerit të zemëruar të policisë.

Image

Në fund të videos, gruaja shihet duke u përpjekur të bëjë pazar me një burrë në një motor.

Janë këto pamjet tronditëse, nga situata që po kalon bota mbarë.

Deri më tani, India ka pasur 3,936,747 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 68,472 vdekje të lidhura me virusin, sipas universitetit John Hopkins.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat