Një treg i krijuar dhe operuar nga gratë në Siri

Azia

Një treg i krijuar dhe operuar nga gratë në Siri

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 20:41
Siri

Në Siri, ku shoqëria dominohet nga burrat, një grup grash sipërmarrëse kanë hapur një treg të vogël për produkte bujqësore në qytetin Amuda në verilindje të vendit. Tregu, i cili operohet tërësisht nga gratë, përfaqëson devijim nga tradita ku aktiviteti ekonomik është i përqëndruar në duart e burrave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Zana Omer vizitoi tregu dhe na përcjell përshtypjet.

Në dukje një treg i zakonshëm, por në realitet diçka krejt e veçantë për Sirinë verilindore. Ky treg produktesh bujqësore operohet plotësisht nga gratë.

Katërmbëdhjetë gra sipërmarrëse e hapën tregun kohët e fundit me mbështetjen e një organizate që ofron ndihma ekonomike për gratë.

“Tregu u hap dy muaj më parë dhe falë Zotit na ka ecur mirë. Produket nuk janë me çmime të shtrenjta,” thotë Fakhriya Haciri, një punonjëse në treg.

Themelueset e tregut thonë se synimi ishte të punësonin gra dhe të ndihmonin banorët lokalë me çmime më të lira:

“Të gjitha produktet këtu i gjen më lirë. Gratë që punojnë këtu janë të kënaqura. Kemi në plan t’i zgjerojmë operacionet,” thotë Abir Hodan, një nga bashkëthemelueset.

Banorët e qytetit Amuda thonë se u pëlqen të blejnë tek ky treg.

“Vij këtu për të blerë produkte të freskëta sepse janë më të lira. Po ashtu dua të mbështes gratë sepse sa më shumë i mbështesim, aq më të suksesshme do të jenë,” thotë Ali Abas, klient në treg.

Themelueset e tregut shpresojnë se u kanë dhënë një shembull frymëzues grave të tjera në këtë rajon të Sirisë verilindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat