India shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

Azia

India shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 95.735 raste të reja me koronavirus, raporton BBC.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Indi çdo ditë bëhen më shumë se një milion testime.

Arsyja e rritjes së rasteve në këtë vend është lehtësimi i masave kundër virusit COVID-19.

Deri më tani, India ka 4.4 milionë raste pozitive, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë pas SHBA-së, për numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat