Shpërthim i fuqishëm në Teheran

Azia

Shpërthim i fuqishëm në Teheran

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve, raporton ATSh.

“Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, shtoi ai.

Ky incident është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat