Zbulohet sekreti, Kim Jong Un e ekspozoi kokën e axhës pas ekzekutimit

Azia

Zbulohet sekreti, Kim Jong Un e ekspozoi kokën e axhës pas ekzekutimit

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 23:03
Kim Jong Un

Presidenti amerikan pretendohet të ketë thënë se Kim Jong Un ka ekzekutuar me skuadër pushkatimi xhaxhain e tij, gjeneral Gang Song-thaek dhe më pas ka nxjerrë në shfaqje kokën e tij që ta shikonin të gjithë. Kështu shkruan gazetari i vjetër amerikan Bob Woodward, sipas intervistave të tij me presidentin për librin e ri.

Aty shtohet se Trump mburret se lideri koreano-verior i thotë “gjithçka”, mes të cilave Kim i ka përshkruar në detaje sesi vrau xhaxhanë e vet. Kim më pas kishte ekzekutuar ndihmësit e ngushtë të gjeneralit, teksa dhe familja e tij besohet se është vrarë me urdhër të liderit.

Libri i ri tregon për një marrëdhënie të afërt mes Trump dhe Kim, që i përshtatet pëkufizimit të tyre si dy nga liderët më të kontestuar në botë.

Në një letër që iu tregua gazetarit, Trump ka pyetur Kim: “A bën ndonjëherë diçka tjetër përveçse të lëshosh raketa në ajër?
“Le të shkojmë njëherë bashkë në kinema, ose të bëjmë një lojë golf”.

Takimi mes dy liderëve në samitin e Singapore në qershor 2018 ishte i pari mes një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi koreano-verior.

Trump i kishte treguar Woodward, i cili ka qenë më parë i famshëm për përshkrimin e skandalit presidencial të Watergate, se Kim i ka shkruar letra ku i drejtohet me “shkëlqesia juaj”.

Në një prej shkrimeve ai i thotë Trump se ishte “i lumtur që kemi krijuar lidhje të mira” që prej takimit historik me të në qershor 2018.

“Ndjehem i kënaqur që kam krijuar lidhje të mira me një burrë shteti të shquar e të fuqishëm si shkëlqesia juaj,” i shkruante Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat