“E di origjinën e virusit, është krijuar nga…”/ Virologia kineze që u arratis në SHBA, akuza të forta: Pekini e dinte për pandeminë

Azia

“E di origjinën e virusit, është krijuar nga…”/ Virologia kineze që u arratis në SHBA, akuza të forta: Pekini e dinte për pandeminë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:47
Li-Meng Yan

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë shumë të vështirë prej në janar të këtij viti në mbarë botën. Por ndërkohë që shumë shtete kanë akuzuar Kinën për shpërthimin e këtij virusi vdekjeprurës virologia kineze, Li-Meng Yan ka bërë bujë me komentet e saj se qeveria kineze ka mbuluar origjinën e vërtetë të COVID-19.

Siç shkruan Dailymail, Yan ka deklaruar se do të ofrojë prova shkencore se virusi është një produkt njerëzor. Më tej gazeta britanike shkruan se virologia Li-Meng Yan është një nga shkencëtarët e respektuara në Kinë, e cila është specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong.

Ajo deklaron se Pekini e dinte për pandeminë e koronavirusin shumë më herët se të shpërthente. Ndërkohë ajo tashmë është arratisur nga vendi i saj dhe jeton në një vend sekret, shkruan tabliodi britanik Daily Mail.

Përmes një interviste për median britanike virologia ka thënë se qeveria kineze i ka zhdukur të gjitha informacionet e saj nga skedarët zyrtarë. Sipas saj, pretendimet se virusi ka dalë në një treg ushqimor në Wuhan janë mashtrime për të mbuluar origjinën e vërtetë.

Ajo pohon se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Wuhan dhe se do të ofrojë prova për këtë deklaratë të fortë që ka bërë. Mirpo autoritetet kineze kanë mohuar kategorikisht deklaratat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat