India vendi i dytë më i godituri nga COVID-19

Azia

India vendi i dytë më i godituri nga COVID-19

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 17:45
Indi

India sot raportoi rreth 94 mijë raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 4.7 milionë.

Sipas medieve të huaja, India raportoi edhe 1,114 të vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm i viktimave në vend u rrit në 78 mijë.

Vetëm rajoni i Maharshatra raportoi rreth 8,204 raste nga koronavirusi, megjithëse edhe disa rajone të tjera të vendit, po përballen me rritje të infeksioneve.

Ndryshe, India është vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia e COVID-19, pas SHBA-së, e cila ka regjistruar deri më tani 6.4 milionë të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat