Kreu shëndetësor: Kina nuk do të kryejë fushatë masive vaksnimi sepse Covid-19 është çrrënjosur në vend

Azia

Kreu shëndetësor: Kina nuk do të kryejë fushatë masive vaksnimi sepse Covid-19 është çrrënjosur në vend

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:27
Dr Gao Fu

Kreu shëndetësor i Pekinit ka thënë se Kina nuk do të kryejë fushatë masive vaksinimi mbi popullatën e saj sepse Covid-19 kryesisht është çrrënjosur në vend.

Kreu i qendrës së parandalimit të sëmundjeve Dr Gao Fu, tha se vaksinimet e gjera kundër koronavirusit do të neojiten vetëm nëse ka një tjetër përhapje të gjerë.

Ai shtoi se vaksinimet nuk janë të nevojshem nëse situata e virusit është nën kontroll, edhe pse nuk përjashtoi mundësinë për të ardhmen.

Kina ka regjistruar vetëm 29 raste të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë vdekje, dhe sipas shifrave të saj numri i infektimeve është 90,107 ndërsa i vdekjeve 4,734.

Gao Fu shtoi se masa e parë e vaksinave do të bëhet për stafin e linjës së parë të luftës ndaj virusit.

Dr Gao Fu ka thënë më herët se vaksina kineze e koronavirusit do të jetë gati në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat