17 deputetë infektohen me COVID -19

Azia

17 deputetë infektohen me COVID -19

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Së paku 17 anëtarë të parlamentit të Indisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, është njoftuar nga zyrtarët qeveritarë të martën, duke dëshmuar për përhapjen e virusit në Indi ku numri i rasteve pozitive ka arritur në afro 5 milionë, njofton agjencia Reuters.

Deputetët janë testuar para rifillimit të punës së parlamentit të hënën pas gjashtë muajve. Deputetët që kanë rezultuar negativë kanë mbajtur maska, janë ulur në ulëse me xhama rrethues.

Dymbëdhjetë nga 17 parlamentarët e infektuar janë nga partia qeverisëse Bharatiya Janata, sipas një zyrtari qeveritar që e ka në posedim listën. Gjithë 17 ishin pjesë të dhomës së ulët të parlamentit që ka 545 anëtarë.

Një nga të infektuarit është, Meenakshi Lekhi, e cila ka njoftuar se është mirë.

“Pas një testimi rutinë për COVID në parlament, është konfirmuar se kam rezultuar pozitive. Jam në shëndet dhe frymë të mirë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Nuk është bërë menjëherë e njohur se sa anëtarë të dhomës së lartë të parlamentit, që ka 245 ulëse, janë infektuar.

Rastet në Indi po vazhdojnë të rriten. Të martën janë konfirmuar 83.909 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 4.93 milionë. India është vetëm prapa SHBA-së me raste. Ndërkohë në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 1054 të vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën në 80.776.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat