Parku nacional i Tajlandës me ide brilante për vizitorët e papërgjegjshëm, me postë ua dërgon mbeturinat që i lënë

Azia

Parku nacional i Tajlandës me ide brilante për vizitorët e papërgjegjshëm, me postë ua dërgon mbeturinat që i lënë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:04
Foto Ilustrim

Vizitorët e parqeve nacionale në Tajlandë me të kthyer në shtëpi do të mund të pranojnë pako, në të cilat u dërgohen mbeturinat të cilat i kanë lënë në ambiente të gjelbëruara.

Pas numrit të madh të vizitorëve që kishin lënë pas vetes grumbuj me mbeturina gjatë vikendit të kaluar në parkun nacional Kao Jai në afërsi të Bangkokut, ministri i Ambientit, Varavut Silpa-archa, ka vendosur t’ua dërgoj “pronarëve” me postë në pako të ndryshme.

“Kemi mbledhur mbeturinat e juaja dhe i kemi futur në një kuti kartoni, po ua dërgojmë në shtëpi. Ky veprim do të duhej t’ju këndellte që më të mos hidhni mbeturina në ambiente publike”, thuhet në mesazhin përbri pakove.

Vizitorët fillimisht lajmërohen në një sportel para se të futen në parqet nacionale, dhe për këtë është më lehtë të sigurohet adresa dhe lokacioni i tyre i saktë.

Megjithatë, vizitorët e papërgjegjshëm do të qortohen edhe nga policia, për shkak të shkeljes së rregullave të parapara me ligj.

“Mbeturinat mund të jenë të rrezikshme për kafshët siç është plastika”, ka shpjeguar Narin Pinsakul nga parku Kao Jai.

E ministri Varavut  në profilin e tij në Facebook, ka publikuar fotografi të shisheve të zbrazëta dhe qeseve të najlonit, që po bëhen gati të dërgohen me postë personave që i kanë hedhur nëpër ambiente të gjelbëruara të parqeve.

Sipas ligjeve për mbrojtjen e ambientit, ndotja e ambientit dënohet me burgim deri në pesë vite apo edhe me të holla, që mund të kapin vlerën prej 500 mijë baht (16 mijë dollarë).

Parku Kao Jai është hapur në vitin 1962 dhe është parku më i vjetër nacional në Tajlandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat