Komandanti iranian paralajmëron ShBA-në për hakmarrje për vrasjen e Soleimanit

Azia

Komandanti iranian paralajmëron ShBA-në për hakmarrje për vrasjen e Soleimanit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:48
Hossein Salami

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit ka kërcënuar me hakmarrje kundër të gjithë personave që kanë pasur rol në vrasjen e ish-gjeneralit Qassem Soleimani përmes një sulmi me dron në janar të këtij viti.

Faqja zyrtare e Gardës Revolucionare e citoi gjeneralin Hossein Salami të ketë thënë: “Zotëri Trump, hakmarrja jonë për martirizimin e gjeneralit tonë më të madh është e qartë, serioze dhe e vërtetë”.

“Do t’i godasim ata që patën rol të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Ju duhet të dini se secili që ka pasur rol në këtë ngjarje do të goditet dhe kjo është një porosi serioze. Ne vërtetojmë gjithçka në praktikë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi më herët këtë javë se Uashingtoni do të kundërpërgjigjet ashpër ndaj çfarëdo përpjekjeje për të bërë hakmarrje për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani, duke paralajmëruar goditje 1,000 herë më të fuqishme se sulmi i kundërshtarit.

Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas raportimeve se Irani është duke bërë komplot për vrasjen e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Afrikën Jugore si hakmarrje për vrasjen e Soleimanit afër Aeroportit të Bagdadit në Irak.

Megjithatë, Salami i mohoi raportimet për planifikimin e vrasjes së ambasadores amerikane. “A mendoni se do ta godisnim një ambasadore grua për vëllanë tonë të martirizuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat