India shënon mbi 1,100 viktima të koronavirusit për 24 orë

Azia

India shënon mbi 1,100 viktima të koronavirusit për 24 orë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:10
Indi

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,130 viktima të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia Covid-19 në këtë shtet shkoi në 86,752.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe gati 87,000 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.4 milionë persona, shkruan The Guardian..

India ka shënuar shifra të larta të infektimeve çdo ditë gjatë pesë javëve të fundit dhe pritet që së shpejti të bëhet vendi i parë në botë në këtë aspekt, duke ia zënë vendin e parë pas disa muajve Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat