Kim Jong-un ka kërkuar falje për vrasjen e zyrtarit të Koresë së Jugut

Azia

Kim Jong-un ka kërkuar falje për vrasjen e zyrtarit të Koresë së Jugut

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:56
Kim Jong-u

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kërkuar falje për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut, bazuar në deklaratën e zyrës presidenciale të Jugut.

Sipas BBC, Jong-un raportohet se i tha homologut të tij Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur.

Koreja e Jugut ka deklaruar se 47-vjeçari dyshohet se po përpiqej të largohej nga vendi kur u gjet vdekur tek ujërat e Veriut.

Kufiri midis Koreve është i monitoruar në kohë të vazhdueshme dhe Veriu qëllon secilin që hyn në vend për ta parandaluar transmetimin e coronavirusit.

Zyrtari i vrarë dyshohet se ka punuar për Ministrinë e Peshkimit dhe u vra në një anije patrullimi 10 kilometra nga qyteti me Korenë e Veriut, më saktësisht, pranë ishullit Yeonpyeong, ku u zhduk të hënën.

Bëhet fjalë për një burrë 47 vjeç, i cili ishte baba i dy fëmijëve. Ai dyshohet se është marrë në pyetje nga autoritetet e Koresë së Veriut dhe më pas është urdhëruar të vritet dhe të digjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat