Izraeli kufizon fluturimet ndërkombëtare

Azia

Izraeli kufizon fluturimet ndërkombëtare

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:57
Miri Regev

Izraeli vendosi sot kufizime të reja në fluturimet ndërkombëtare, si pjesë e shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tel Aviv do të mbetet i hapur, por vetëm udhëtarët që kanë blerë një biletë para orës 11:00 GMT sot mund të hipin në një fluturim jashtë shtetit”, njoftoi ministrja e Transportit, Miri Regev, raporton ATSh.

“Me të mbërritur në aeroport, duhet të paraqitet një referencë për të provuar datën e blerjes së biletës, si edhe një test negativ për COVID-19, sipas kërkesave të vendit të destinacionit”, shpjegoi ajo.

Izraelitët do të mund të kthehen në vend pa kufizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat