Kina regjistron 19 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 19 raste të reja me COVID-19

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:09
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin ditor me koronavirus.

Kina raportoi 19 raste të reja COVID-19 më 29 shtator, nga 12 një ditë më parë, tha të mërkurën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i infeksioneve të reja asimptomatike ra në 22 nga 26 një ditë më parë, megjithëse Kina nuk i klasifikon këta pacientë pa simptoma si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në kontinent tani qëndron në 85,403, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat