India shpall të pafajshëm hindusët për rrënimin e një xhamie të shekullit XVI

Azia

India shpall të pafajshëm hindusët për rrënimin e një xhamie të shekullit XVI

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Një gjykatë speciale në Indi i ka shpallur të pafajshëm disa zyrtarë të lartë të partisë në pushtet rreth rolit të tyre në rrënimin e një xhamie në vitin 1992.

Ish-zëvendëskryeministri LK Advani dhe liderët e partisë BJP, MM Joshi dhe Uma Bharti i kanë mohuar akuzat se kanë nxitur grupe të hindusëve që ta shkatërrojnë xhaminë “Babri”, të ndërtuar në shekullin XVI në qytezën Ayodhya.

Shkatërrimi i kësaj xhamie ishte pasuar me përleshje dhe dhunë, me ç’rast ishin vrarë rreth 2.000 persona. Ky ishte gjithashtu një moment jetik për rritjen politike të krahut të djathtë hindus, shkruan BBC.

Sipas hetimeve të një agjencie federale dhe të një komisioni të pavarur, në këtë rast të dyshuar ishin liderët më të lartë të partisë BJP, përfshirë ish-kryeministrin Atal Behari Vajpayee, i cili vdiq në vitin 2018.

Më në fund, akuza ishte ngritur ndaj 49 personave në vitin 1993. Prej asaj kohe, 17 kanë vdekur.

Të mërkurën, gjykata i liroi nga akuzat të gjithë të akuzuarit, duke thënë se ka dëshmi të pamjaftueshme për të dëshmuar se shkatërrimi i xhamisë ka qenë i planifikuar.

Ky vendim pritet të shkaktojë pakënaqësi dhe përçarje në mesin e pakicës myslimane në Indi, e cila përbëhet nga rreth 200 milionë njerëz.

Vendim i sotëm nuk është i vetmi që merret në dëm të myslimanëve në Indi. Vitin e kaluar, Gjykata Supreme ia dha të drejtën e pronësisë hindusëve në një rast të kontestuar me myslimanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat