Kinë, zbulohen rrënoja të pallatit perandorak Tang në Xi'an

Azia

Kinë, zbulohen rrënoja të pallatit perandorak Tang në Xi'an

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 12:46
Foto Ilustrim

Një sërë rrënojash të ruajtura mirë arkeologjike, që i përkasin një ndërtese me tarraca që daton nga dinastia Tang, që ka sunduar Kinën nga viti 618 deri më 907-n, janë zbuluar në provincën veriperëndimore të Kinës Shaanxi.

Të njohura si Pavijoni Chaoyuan, mbetjet përbëjnë një grup strukturash që i përkasin Pallatit antik Huaqing, një nga rezidencat kryesore perandorake të vendosura në Malin Lishan të Xi'an, kryeqendra e Shaanxi.

Sipas Institutit të Provincës lokale të Arkeologjisë, i cili ka kryer gërmime në vend që nga viti 2018, zbulimi nxori paraqitjen e ndërtesës, elementët përbërës dhe metodat e ndërtimit.

“Gërmimet arkeologjike kanë konfirmuar se ky është pallati i vetëm me tarraca që daton nga dinastia Tang e zbuluar ndonjëherë dhe se ishte ndërtuar me teknikat më të mira të ndërtimit të njohura në atë kohë”, shpjegoi Xing Fulai, një studiues në Institut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat