Pesë të vdekur pas marrjes së vaksinës së gripit të zakonshëm në Korenë e Jugut

Azia

Pesë të vdekur pas marrjes së vaksinës së gripit të zakonshëm në Korenë e Jugut

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Pesë njerëz kanë vdekur në Korenë e Jugut pas marrjes së vaksinës së gripit të zakonshëm javën e kaluar, njoftuan sot autoritetet, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e vaksinave dhe zgjerimin e programit të tyre për sezonin e ftohtë.

Autoritetet thanë se nuk ka arsye të besohet se vdekjet ishin të lidhura me vaksinën por një hetim ka nisur dhe analiza post-mortem janë duke u zhvilluar.

“Është e vështirë për ne të japim një deklaratë kategorike”, tha sot ministri vendas i shëndetësisë Kim Gang-lip në një konferencë shtypi mbi vdekjet, në të cilat përfshiheshin një djalë 17 vjeçar dhe një të moshuar në të 70-at.

Zhvillimi vjen një javë pasi një program i gjerë vaksinash u pezullua në vend prej shqetësimeve mbi sigurinë e tyre.

17-vjeçari që vdiq të premten kishte marrë vaksinën dy ditë më parë në Incheon, pranë kryeqytetit Seul.

Ndërsa i moshuari qe kishte sëmundjen e Parkinson dhe aritmi, vdiq me vone, një ditë pas marrjes së vaksinës.

Zyrtarët shëndetësor në Daegu thanë se burri i moshuar merrte rregullisht vaksina që prej vitit 2015 dhe nuk kishte pasur reaksione negative.

Muajin e kaluar zyrtarët koreanë thanë se do të administrojnë 20 për qind më shumë vaksina gripi se vitin e kaluar.

Ata shpresojnë të imunizojnë 30 milionë njerëz duke tentuar të parandalojnë mbingarkimin e sistemit shëndetësor me pacientë me grip, që mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së Covid-19.

Por nisja e programit u pezullua tre javë pas nisjes pasi u zbulua se rreth 5 milionë doza, të cilat normalisht ruhen në kushte frigoriferike, ishin ekspozuar ndaj temperaturës së dhomës gjatë transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat