32 të vdekur pas vaksinës kundër gripit, autoritetet në alarm

Azia

32 të vdekur pas vaksinës kundër gripit, autoritetet në alarm

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në Korenë e Jugut, pak ditë pasi kishin marrë vaksinën kundër gripit.

Madje në mesin e viktimave është edhe një 17-vjeçar.

Ky i fundit thuhet se ishte ndër të parët që humbi jetën, duke e kthyer situatën në mjaft serioze.

Vendi ka shpallur gjendjen e alarmit pasi rastet me personave me grip janë duke u rritur.

Ndërkaq, Kryeministri Chung Sye-kyun shprehu ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi shkakun e saktë të vdekjeve.

Ai tha se fushata e vaksinimit duhet të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat