Forcat afgane thonë se e kanë vrarë udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Azia

Forcat afgane thonë se e kanë vrarë udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Forcat afgane kanë vrarë Abu Muhsin al-Masrin, udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, që ishte i kërkuar tash e sa kohë nga FBI-ja.

Al-Masri është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ishte pjesë e organizatës terroriste dhe kishte bërë komplote në vrasjen e shtetasve të Amerikës.

Al-Masri besohet se ishte komandanti i dytë i Al-Kaidës, është vrarë gjatë një operacioni special në provicën Ghazni në Afganistanin lindor, ndërsa Reuters shkruan se ai ishte edhe udhëheqësi suprem i organizatën në nënkontinentin Indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat