Gazetarja kineze po përballet me burg pasi raportoi për shpërthimin e coronavirusit në Wuhan

Azia

Gazetarja kineze po përballet me burg pasi raportoi për shpërthimin e coronavirusit në Wuhan

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:22
Zhang Zhan

Një gazetare nga Kina që mbuloi shpërthimin e coronavirusit në Wuhan, po përballet me pesë vite burg, bazuar në dokumentet e lëshuara së fundmi.

Sipas BBC, Zhang Zhan, një ish-avokate 37-vjeçare, është mbajtur në paraburgim që kur u arrestua në muajin maj.

Ajo akuzohet për “shkaktimin e mospajtimeve dhe provokimin e telasheve” – një akuzë e përdorur shpesh kundër aktivistëve në Kinë.

Zhang nuk është gazetarja e parë qytetare që ka hasur telashe për raportimin e shpërthimin e virusit në Wuhan.

Të paktën tre gazetarë u zhdukën në muajin shkurt. Njëri prej tyre ishte Li Zehua, i cili u rishfaq në prill duke thënë se kishte qenë në karantinë.

Më vonë doli se i dyti, Chen Qiushi, ishte vendosur nën mbikëqyrjen e qeverisë, derisa vendndodhja e gazetarit të tretë, Fang Bin, është ende e panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat