Rifillon bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Palestinez dhe Izraelit

Azia

Rifillon bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Palestinez dhe Izraelit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:48
Një ushtar izraelit në afërsi të qytetit Hebron.

Autoriteti Palestinez ka njoftuar të martën se do të rivendos lidhjet me Izraelin, të shkëputura më herët për shkak të planeve të Izraelit për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor.

“Ne kemi pranuar një letër nga Izraeli ku zotohet se do të respektojë marrëveshjet me ne, prandaj ne do të rivendosim kontaktet”, tha kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh, i cituar nga mediat lokale.

Bazuar në këtë vendim, palestinezët do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe do të pranojnë borxhet e taksave për Izraelin, ashtu siç ka qenë para verës.

Në maj, presidenti palestinez Mahmous Abass ndërpreu lidhjet me SHBA-në dhe Izraelin, si reagim ndaj planeve të Izraelit për aneksim, që u pezulluan pas marërveshjes se Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahjrenin në shtator të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat