Kaos në aeroportin e Shangait, testimi i punonjësve nuk është bërë në baza vullnetare – pamjet që e dëshmuan janë shlyer menjëherë

Azia

Kaos në aeroportin e Shangait, testimi i punonjësve nuk është bërë në baza vullnetare – pamjet që e dëshmuan janë shlyer menjëherë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një numër i madh i rasteve pozitive me COVID-19 në aeroportin e Shangait, ka shkaktuar testime masive në mijëra njerëz.

Autoritetet kineze kanë kërkuar që i tërë personeli i aeroportit të shfaqet te organet kompetente, për testim gjatë vikendit të kaluar.

Edhe pse në pamjet zyrtare është parë se po zhvillohet pa ndonjë problem, në video të ndryshme që janë shfaqur në rrjetet sociale, policët me rroba mbrojtëse u bërtasin qytetarëve dhe i detyrojnë të futen në hapësira të mbyllura me qëllim të kryejnë testin për COVID-19.

Shumica e videos kontroverse ndërkohë janë “zhdukur”, sigurisht falë operacioneve shtetërore të censurimit që përcjellin përmbajtjet “kontroverse” nëpër rrjetet sociale, kurse mediat shtetërore nuk kanë raportuar për kaosin e krijuar, duke raportuar se vetëm brenda një nate janë testuar mbi 16 mijë njerëz, shkruan BBC.

E siç raporton e përditshmja kineze Global Times, testimi masiv ka filluar të dielën pasdite, pasi që disa punonjës dhe kontaktet e tyre të afërta kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Nga 9 nëntori, Shangai ka raportuar të paktën shtatë raste lokale, kryesisht të lidhura me aeroportin, pasi që qyteti për plotë pesë muaj nuk ka raportuar raste të reja të infeksionit.

Agjencia kineze e lajmeve Sinhua shkruan se punonjësit e aeroportit do të duhet vazhdimisht të testohen, kurse ata që kryejnë punë të ndryshme do të marrin edhe vaksina.

Edhe pse ende nuk është miratuar përdorimi i ndonjë vaksine të prodhuar në Kinë, disa nga personeli mjekësor tashmë e kanë marrë një dozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat