Mbyllen fabrikat, 2.500 punonjës të infektuar me Covid-19

Azia

Mbyllen fabrikat, 2.500 punonjës të infektuar me Covid-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Prodhuesi më i madh në botë i dorezave plastike “Top Glove”, do të mbyllë më shumë se gjysmën e fabrikave, pasi gati 2.500 punonjës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Top Glove” kompani me bazë në Malajzi, ka pasur kërkesë shumë të madhe për pajisje personale mbrojtëse që nga fillimi i pandemisë, por tani do të mbyllë fabrikat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Deri më tani janë kontrolluar pothuajse 5,800 punëtorë dhe 2,453 nga ta, kane dalë pozitiv me koronavirus.

“Top Glove” operon me 41 fabrika në Malajzi, me shumë prej punëtorëve të saj emigrantë nga Nepali që jetojnë në konvikte të mbingarkuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat