Dhunuesit të fëmijës i jepen 146 goditje më kamxhik! Përdridhej e lutej të ndalojnë, por nuk pati mëshirë

Azia

Dhunuesit të fëmijës i jepen 146 goditje më kamxhik! Përdridhej e lutej të ndalojnë, por nuk pati mëshirë

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:53
Fshikullimi në Aceh

Fshikullimi publik në Indonezi është dënim i zakonshëm për shkeljen e ligjit të Sheriatit. Nuk pati përjashtim as për një krim veçanërisht të rëndë të kryer nga një 19-vjeçar, i cili përdhunoi një fëmijë.

Gati 150 herë një oficer i policisë së Sheriatit e ka goditur në shpinë me një shkop prej palme. Fytyra i shtangej nga dhimbja, por polici i maskuar nuk kishte mëshirë.

I riu u rrëzua në një moment dhe u lut që të ndaleshin, por ata vetëm i lejuan mjekët ta ekzaminonin dhe të riparonin dëmtimet e tij, para se të vazhdonte fshikullimi.

Image
Image

Ai u arrestua disa muaj më parë me akuzat e abuzimit dhe përdhunimit të një viktime, mosha e së cilës nuk është zbuluar.

I është shqiptuar dënimi me 146 rëna, që është numër veçanërisht i madh i rezervuar për krimet më të rënda.

Krahina Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë kryesisht myslimane ku ligji islam është në fuqi. Një 40-vjeçar dhe një 21-vjeçar u fshikulluan gjithashtu 100 herë të enjten për marrëdhënie seksuale me partnerë të mitur.

Fshikullimi në Aceh mund të tërheqë qindra spektatorë, por turmat janë dobësuar për shkak të panemisë së koronavirusit. Kamxhikosja si dënim shqiptohet për një numër akuzash të tilla si bixhozi, tradhëtia bashkëshortore, dehja, seksi paramartesor ose homoseksual.

Ka një mbështetje të gjerë në mesin e popullatës myslimane, por është në shënjestër të kritikave nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat