Virologia e Wuhan: Të tjerë koronavirusë lakuriqësh mund ta kalojnë pragun

Azia

Virologia e Wuhan: Të tjerë koronavirusë lakuriqësh mund ta kalojnë pragun

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Një shkencëtare e njohur kineze ka thënë së fundmi se lakuriqët e rajoneve kufitare në jug e jugperëndim të Kinës zotërojnë të tjerë koronaviruse që mund të kalojnë pragun e species së tyre, duke infektuar njerëzit.

Dr. Shi Zhengli e Institutit të Virologjisë në Vuhan tha se këta viruse, përfshi dhe të afërt me Sars-CoV-2 i cili shkakton Covid-19, me shumë gjasa kanë qarkulluar në natyrë para se të vinin në Kinë.

“Ne nuk duhet t’i kërkojmë ata vetëm në Kinë, por dhe në vendet e Azisë së jugut,” tha Shi, e cila njihet ndryshe si “gruaja e lakuriqëve” prej studimit të gjerë të grupit të saj mbi viruset e lakuriqëve të natës.

Komentet e saj u bënë në një seminar online të organizuar nga akademia veterinare franceze.

Ato vijnë në një kohë kur përpjekjet e zbulimit të origjinës së koronavirusit janë politizuar së tepërmi, ku SHBA dhe Kina akuzojnë njëra-tjetrën si pikënisje te pandemisë. Madje laboratori i Shi është akuzuar si burim i një daljeje aksidentale të viruseve në fillim të vitit, megjithë mohimet e zyrtarëve.

Virologia nuk pretendon se Kina duhet të eliminohet nga hetimet, por thotë se hetimet duhet të zgjerohen dhe jashtë saj.

Lakuriqët e natës konsiderohen tashmë si rezervuari natyral i Sars-CoV-2, edhe pse Shi thotë se me shumë gjasa virusi ka kaluar në kafshë të tjera para se të arrinte te njeriut. Transmetuesi i ndërmjetëm i tij nuk është identifikuar ende.

Prof Edward Holmes, virolog i Universitetit të Sydney, pranonte se virusi mund të ketë një bartës të ndërmjetëm gjatë kësaj kohe.

“Është plotësisht e mundur që transmetimi përmes specieve të mos ketë ndodhur në Vuhan, por për të zbuluar këtë nevojitet të testohet një numër shumë i madh kafshësh”, tha Holmes.

Shi shtoi se nëse bartësi i ndërmjetëm është sipas sugjerimeve, pangolini, atëherë është e mundur që virusi të ketë kaluar nga lakuriqët te pangolinët jashtë Kinës, pasi të gjithë pangolinët që vijnë në Kinë janë të trafikuar nga vende të tjera aziatike, përfshi dhe Indinë.

Grupi i Shi raportonte vitin e kaluar se kishte epiqendra në jug e në jugperëndim të Kinë, ku koronaviruset e tipit Sars shfaqnin diversitet të lartë gjenetik, dhe rrjedhimisht kapacitet të lartë për ndryshim.

Analizat tregonin se disa prej tyre ishin të aftë të depërtonin në qelizat njerëzore, çka Shi e quante “shumë surprizuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat