Iran, 295 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

Iran, 295 viktima dhe mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Me 295 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 51.212.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 10.223 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.072.620.

Lari shtoi se 5.779 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 765.639.

Duke informuar se deri tani janë kryer 6.523.409 teste, zëdhënësja Lari theksoi se 64 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 278 qyteza si zona “portokalli” dhe 106 qyteza si zona të “verdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat