Moti i keq/ Stuhia e dëborës vret 10 alpinistë, disa të tjerë të zhdukur

Azia

Moti i keq/ Stuhia e dëborës vret 10 alpinistë, disa të tjerë të zhdukur

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Iran

Të paktën 10 alpinistë kanë humbur jetën në Iran, në malet në veri të Teheranit, si pasojë e ortekëve dhe stuhive që goditën vendin.

Në terren janë angazhuar 20 ekipe kërkim-shpëtimi të Gjysmëhënës së kuqe, që deri më tani kanë shpëtuar 14 njerëz.

Por të paktën shtatë të tjerë janë zhdukur.

Midis atyre që vdiqën janë një aktivist politik, një akademik, një mjek dhe një instruktor alpinizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat