Dy bomba mbi Japoni. Kështu nisi “epoka e fundit e dominuar nga njerëzimi”

Azia

Dy bomba mbi Japoni. Kështu nisi “epoka e fundit e dominuar nga njerëzimi”

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Duhet një vetëkënaqësi e caktuar për të pagëzuar një fazë të tërë gjeologjike me emrin tënd, por mund të qëndrojë. Specia njerëzore është bërë një rul gjeologjik global, i aftë të ndryshojë nëntokën, sipërfaqen dhe atmosferën e tokës.

Shkencëtarët e së ardhmes do të studiojnë sedimentet tona dhe do të vërejnë një mosvazhdimësi: gazrat serë në përqendrime anormale; lumenj të devijuar; male të kafshuar; sasi të mëdha kockash nga pulat, bagëtitë dhe derrat; shpyllëzimi i egër; mbetje radioaktive; metalet e renda; plastika e kudogjendur.

“Këtu, këtu ka kaluar sapiensi i vetëquajtur Homo”, do të thonë ata. Ideja i erdhi një italiani, Abatit Antonio Stoppani, në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ajo u ringjall njëzet vjet më parë, pothuajse si një shaka, nga fituesit e Çmimit Nobel, Paul Crutzen dhe Eugene Stoermer. I morën seriozisht.  Kishte nevojë për t’i dhënë një emër gjësë: një gjitar afrikan ish bërë një superfuqi evolucionare, me të gjitha rreziqet që kjo sjell, për vete dhe për të gjithë të tjerët.  

Termi Antropocen, fjalë për fjalë “epoka e fundit e dominuar nga njerëzimi”, ka hyrë në imagjinatë, por ende jo në nomenklaturën shkencore, vetëm për shkak se ekspertët nuk bien dakord se kur ta fillojnë atë.  

Ndoshta për lehtësi do të vendosin datën e fillimit në vitin 1945. Pasojat radioaktive të dy bombave bërthamore të hedhura në Japoni dhe më shumë se 500 testeve bërthamore, janë një shënues i përsosur, i pashlyeshëm dhe i tmerrshëm. Por Antropoceni është një histori e vjetër, e cila i ka rrënjët në evolucionin tonë. Ne jemi një forcë e natyrës, për mirë ose për keq. / bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat