Zhduket nga radarët avioni me 62 persona në bord, dëshmitarët: “Ra si vetëtimë”

Azia

Zhduket nga radarët avioni me 62 persona në bord, dëshmitarët: “Ra si vetëtimë”

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:51
Dëshmitarët thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim

Avioni Sriwijaya Air Boeing 737 me 62 persona në bord është zhdukur menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.

Dëshmitarët thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim.

Peshkatari Solihin, i tha shërbimeve indoneziane të BBC se kishte parë një përplasje dhe kapiteni vendosi të kthehej në Tokë.

“Aeroplani ra si vetëtimë në det dhe shpërtheu në ujë,” tha ai.

“Ishte shumë afër nesh, copat e një lloj druri gati sa nuk goditën anijen time.”

Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.

Koha e zakonshme e fluturimit për në Pontianak, në perëndim të ishullit Borneo është një orë e gjysmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat