Konflikti në Afganistan: Qëllohen për vdekje dy gjyqtare në Kabul

Azia

Konflikti në Afganistan: Qëllohen për vdekje dy gjyqtare në Kabul

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:37
Ilustrim

Dy gjyqtare të Gjykatës së Lartë janë qëlluar për vdekje në Kabul mëngjesin e kësaj të diele.

Gjyqtaret ishin vendosur në shënjestër të njerëzve të armatosur, gjatë kohës që po shkonin në zyrën e tyre me një automjet. Sipas BBC atyre u është ngritur një pritë, ku ka mbetur i plagosur edhe shoferi I tyre.

Incidenti ndodhi në zonën Qala-e-Fathullah të Kabul dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Dyshimi për vrasjet e fundit ka rënë mbi talibanët, por militantët nuk e kanë pranuar kryerjen e tyre.

Atentatet  kanë vazhduar, ndërkohë që bisedimet për një paqe të mundshme po zhvillohen midis përfaqësuesve të talibanëve dhe qeverisë afgane në Doha.

Kohët e fundit shënjestër e atentateve kanë qenë gazetarët, aktivistët dhe politikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat