Kina përgatitet për Vitin e Ri Hënor

Azia

Kina përgatitet për Vitin e Ri Hënor

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Pamje nga Kina

Studentë nga shkolla e arteve marciale Shaolin Tagou, një nga më të famshmet në Kinë, po bëhet gati për shfaqen e madhe të Vitit të Ri Hënor. Këtë vit shkolla ka dërguar 180 aktorë dhe katër instruktorë, ku më i riu është 20 vjeç. Përgatitjet vijojnë prej 20 ditësh.

“Provimi për të marrë pjesë në shfaqjen e vitit të ri ishte shumë rigoroz dhe stërvitja është shumë e gjatë. Kemi mbërritur deri këtu pas disa raunde përzgjedhjesh”, thotë një prej mjeshtërve të Kungfusë.

Përgatitjet për Galanë e Vitit të Ri Hënor ka filluar që Gushtin e kaluar dhe ndonëse përmbajtja e programit është sekret, deri tani dihet se është frymëzuar nga arti klasik i luftës.

Ndërsa synohet maksimumi për efektet skenike, shfaqja u jep rëndësi të barabartë detajeve dhe nënvizon specifikat individuale të aktorëve.

“Një prej lëvizjeve është shumë e vështirë. Kam një kohë të gjatë që përgatitem për të dhe dua të jap maksimumin para popullit kinez për Galanë e Vitit të Ri Hënor“, thotë një prej performuesve.

“Këtë vit shfaqja e vitit të ri përmban një konstelacion performancash. Me artet marciale ne duam të tregojmë shpirtin e kombit tonë,” thotë Zou Ëei, zv./regjisor i Festivalit Gala për vitin e ri Hënor 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat