Përplasje mes ushtrisë dhe militantëve në Pakistan, raportohen viktima

Azia

Përplasje mes ushtrisë dhe militantëve në Pakistan, raportohen viktima

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Të paktën 4 ushtarë pakistanezë u vranë gjatë një përplasje me militantët në rajonin veriperëndimor të Vaziristan afër kufirit afgan.

“Militantët hapën zjarr në postblloqet ushtarake në zonën Makeen të Vaziristanit jugor dje në mbrëmje“, njoftoi ushtria pakistaneze në një deklaratë.

Gjithashtu u vranë 4 militantë gjatë përleshjes së armatosur.

Vaziristani i Veriut dhe Vaziristani i Jugut, dikur i quajtur si djepi i militantizmit, janë në mesin e dy nga shtatë ish- rajonet fisnore gjysmë-autonome në Pakistan ku ushtria ka kryer një seri operacionesh që nga viti 2014 për të eliminuar talebanët pakistanezë.

Operacionet e njëpasnjëshme e kanë shtyrë grupin drejt Afganistanit fqinj, ndërkaq Islamabadi pretendon se rrjeti tani ka ngritur baza përtej kufirit për të sulmuar forcat e sigurisë dhe civilët pakistanezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat