Treni me 350 pasagjerë del nga shinat, 36 persona humbin jetën

Azia

Treni me 350 pasagjerë del nga shinat, 36 persona humbin jetën

Më: 2 prill 2021 Në ora: 07:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 36 njerëz vdiqën  dhe 72 u plagosën kur një tren në Tajvan doli nga shinat në një tunel.

Treni u godit me një kamion dhe shënoi katastrofën më të rëndë hekurudhore në ishull në të paktën katër dekada.

“Treni, një ekspres që udhëtonte nga Taipei në Taitung po transportonte rreth 350 turistë, doli nga binarët në veri të Hualien në Tajvanin lindor,” tha departamenti i zjarrfikësve.

Imazhet e skenës së rrëzimit tregojnë se vagonët brenda tunelit ishin shqyer nga goditja, ndërsa të tjerët u përmbysën , duke penguar ekipet e shpëtimit që të arrinin pasagjerët.

“Midis 80 deri në 100 persona u evakuuan nga katër vagonat  e para të trenit, ndërsa vagonët pesë deri në tetë janë “deformuar” dhe është e vështirë të arrihet, shtoi ai.

“A janë të gjithë me vagonin katër?” një zonjë dëgjohet të bërtasë nga brenda tunelit, në imazhet e siguruara nga departamenti i zjarrfikësve.

Agjencia Qendrore e Lajmeve zyrtare tha se një kamion që “nuk ishte parkuar si duhet” dyshohej se rrëshqiti në shtegun e trenit.

“Treni ynë u përplas me një kamion“, tha një burrë në një video të transmetuar në televizionin Tajvanez, duke treguar fotografitë e rrënojave. “Kamioni u rrëzua.”

Pjesa e përparme e trenit ndodhej jashtë tunelit dhe ata që ishin në vagonë akoma në tunel po çoheshin drejt sigurisë, tha administrata hekurudhore e Tajvanit.

Imazhet treguan pasagjerë duke mbledhur valixhe dhe çanta në një karrocë të anuar, nga shinat dhe të tjerët që ecnin përgjatë shinave të mbushura me rrënoja, raporton Reuters.

Bregu malor lindor i Tajvanit është një destinacion i njohur turistik dhe linja hekurudhore nga Taipei poshtë bregut lindor është e njohur për tunelet dhe rrugën e saj që përqafon bregdetin vetëm në veri të Hualien ku ndodhi rrëzimi.

Në vitin 2018, 18 persona vdiqën dhe 175 u plagosën kur një tren doli nga shinat në Tajvanin verilindor. Në 1981, 30 u vranë në një përplasje në Tajvanin verior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat