Bengali Perëndimor: Vazhdojnë zgjedhjet ndërsa vdekjet nga COVID-19 po rriten

Azia

Bengali Perëndimor: Vazhdojnë zgjedhjet ndërsa vdekjet nga COVID-19 po rriten

Më: 29 prill 2021 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Njerëzit në shtetin indian të Bengalit Perëndimor po votojnë në fazën e fundit të zgjedhjeve, përkundër rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga COVID-1.

Radhë të gjata u panë jashtë kabinave të votimit, duke ngritur shqetësime në lidhje me përhapjen e mëtejshme të COVID-19 mes një vale vdekjeprurëse të dytë që përfshiu vendin.

Ekspertët tashmë kanë frikë se Bengali Perëndimor mund të jetë epiqendra e ardhshme e virusit, duke pasur parasysh faktin se fushatat kanë vazhduar atje me turma të mëdha.

Aty kishte më shumë se 17,000 raste në 24 orët e fundit – kulmin e saj më të lartë.

Shteti ka parë tashmë shtatë faza të votimit. Shteti lindor është një nga të paktët ku Kryeministri Narendra Modi nuk ka shumicën e vendeve.

Ka pasur shumë kritika se ai vazhdoi të mbante tubime të mëdha atje edhe kur virusi filloi ta mbyste vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat