Tragjedi tjetër në Indi, 18 të vdekur nga zjarri në një spital

Azia

Tragjedi tjetër në Indi, 18 të vdekur nga zjarri në një spital

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:49
Pamje nga India

Së paku 18 persona, përfshirë dy punëtorë shëndetësorë, vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një spital për koronavirus në rajonin perëndimor indian, Gujarat, të premten në mbrëmje.

Zjarri filloi rreth mesnatës në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “Patel Welfare Hospital”, në qytetin Bharuch, 185 kilometra në veri të qytetit kryesor tregtar të këtij rajoni, Ahmedabad.

“Gjashtëmbëdhjetë pacientë dhe dy anëtarë stafi kanë vdekur nga zjarri. Dymbëdhjetë prej tyre vdiqën nga flakët dhe tymi. Hetimet fillestare tregojnë se zjarri u shkaktua nga një lidhje e shkurtër në rrjetin elektrik”, tha një zyrtar policor.

Kryeministri indian, Narendra Modi, shkroi në rrjete sociale se ndien dhimbje për humbjen e jetëve për shkak të zjarrit.

India është përballur me disa fatkeqësi të ngjashme nëpër spitale këtë vit.

Mbi dhjetë persona vdiqën nga një zjarr në një spital të Mumbait më 23 prill. Më herët, 22 pacientë vdiqën në një spital në Maharashtra pas rrjedhjes së oksigjenit, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat