1 maji pushim, njerëzit “pushtojnë” Murin e Madh Kinez!

Azia

1 maji pushim, njerëzit “pushtojnë” Murin e Madh Kinez!

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:23
Foto

Në kohën kur pjesa tjetër e botës po lufton me sëmundjen e koronavirusit që u përhap nga Wuhani, mijëra njerëz vërshuan drejt murit të madh të Kinës për të kremtuar atje 1 majin.

Pamjet filmike tregojnë turmat që lëvizin në rrugicat e ngushta pa asnjë masë mbrojtëse, ndërsa shqetësimi i vetëm që shfaqin është sesi të bëjnë fotografi të fortifikimeve të hershme prej guri e balte, e të shkrepnin ‘selfie’.

Miliona vetë kanë lëvizur brenda Kinës në ditën e punëtorëve, duke mbushur zonat turistike e restorantet, e duke vizituar familjet teksa pjesa më e madhe e vendit vijon të shijojë jetën pas Covidit.

Pavarësisht se autoritetet kineze paralajmëruan që në zonat turistike të vendosën disa kufizimeve për vizitorët, në terren, kjo duket nuk është marrë shumë parasysh. Udhëtarëve megjithatë u është kërkuar të regjistrohen përpara dhe të tregojnë “kodin e tyre shëndetësor”, një lloj certifikate elektronike kjo të cilën e kanë të telefonët celularë dhe dëshmon se nuk janë të infektuar e nuk përbëjnë rrezik për të tjerët.

Por, ndërsa në Kinë 1 maji festohej, në Francë është ditë protestash. Demonstruesit mbushën rrugët e Marsejës, me pankarta ku shkruhej “të gjithë janë të domosdoshëm, me përjashtimin tuaj”, apo “ punonjës shëndetësorë të rraskapitur, pacientë në rrezik”.

Në Turqi, sakaq nuk patën fat ata që tentuan të protestonin në ditën e punëtorëve, pasi tubimi i tyre u ndërpre shumë shpejt nga policia, e cila prangosi disa persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat