Vritet komandanti i “xhihadit islamik” në Palestinë, Abu Harbid udhëhoqi me divizionin në veri të vendit

Azia

Vritet komandanti i “xhihadit islamik” në Palestinë, Abu Harbid udhëhoqi me divizionin në veri të vendit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:35
Hasan Abu Harbid

Nga sulmet e sotme ajrore nga ana e forcave izraelite është vrarë Hasan Abu Harbid, komandant i divizionit verior të lëvizjes palestineze “xhihadi islamik”.

Siç raporton Reuters, vrasja e komandantit palestinez do të nxisë përgjigje të ashpër nga ana e palestinezëve, që prej 10 ditësh janë duke zhvilluar luftimeve të ashpra me izraelitët – konkretisht hamasi kundër ushtrisë izraelite.

Megjithatë “xhihadi islamik” nuk e ka konfirmuar menjëherë lajmin për vrasjen, por disa orë më vonë në rrjete sociale filluan të shfaqen fotografitë e trupit nga morgu ku shihej qartë fytyra e Abu Harbidit.

Mediat izraelite raportojnë që Abu Harbid, ka qenë në këtë pozitë deri më 2019, pasi që paraardhësi i tij Bahau Abu al Atu, gjithashtu ishte vrarë nga ushtria izraelite.

Në kumtesën e ushtrisë izraelite është konfirmuar që komandanti Harbid është “likuiduar”, dhe theksohet se ai ka qenë përgjegjës për disa sulmet me raketa mbi civilët në Izrael.

Harbidi ka komanduar me “xhihadin islamik” në 15 vitet e fundit, thuhet ndër tjera në kumtesën e ushtrisë izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat