Festë në Izrael pas rrëzimit nga pushteti të Benjamin Netanyahut

Azia

Festë në Izrael pas rrëzimit nga pushteti të Benjamin Netanyahut

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Izraelitët kanë festuar në sheshin kryesor në Tel Aviv, pasi kryeministër i vendit u zgjodh Naftali Bennet, duke i dhënë fund epokës 12 vjeçare të ish kryeministrit Netanyahu.

Pamjet e postuara në Tëitter, tregojnë qytetarët duke festuar pas zgjedhjes së qeverisë së re, që hasi në një ngërç politik pas një vonese që pati në votimin e saj.

Kabineti i ri do të betohet pas votimit në Knesset ku mori 60 vota pro dhe 59 kundër qeverisë se re.

E cila do të formohet nga lideri qendror i opozitës, Yair Lapid dhe ultranacionalisti Naftali Bennet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat