Tërmeti prej 5.8 shkallësh godet pjesë të Indonezisë lindore

Azia

Tërmeti prej 5.8 shkallësh godet pjesë të Indonezisë lindore

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një tërmet nënujor i cekët me madhësi prej 5.8 Rihter goditi të mërkurën pjesë të Indonezisë lindore, duke thyer disa mure.

Sipas medieve të huaja,  Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës tha se nuk kishte kërcënim për një cunami të madh, megjithëse niveli i detit u rrit rreth 0.5 metra, ndoshta për shkak të një orteku nënujor.

Shefi i Agjencisë së Zbutjes së Fatkeqësive në Maluku, Henri Far Far, tha se banorët përgjatë bregdetit në nën-rrethin Tehoru u kapën nga paniku për shkak të tërmetit, dhe iu është thënë të shpërnguleshin në një nivel më të lartë të tokës. Ai tha se muret dhe dyshemetë e disa ndërtesave janë çarë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ndodhi rreth 10 kilometra nën det, 70 kilomtra nga qyteti Amahai në ishullin Seram në provincën Maluku.

Tërmetet e cekëta kanë tendencë të shkaktojnë më shumë dëme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat