Vrau 3 vajzat e tij, babai ekzekutohet publikisht me kallashnikov AK-47

Azia

Vrau 3 vajzat e tij, babai ekzekutohet publikisht me kallashnikov AK-47

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:53
Ali Abdullah al-Noami

Një baba është ekzekutuar publikisht pasi u shpall fajtor për vrasjen e tre vajzave të tij në Jemen.

Ali Abdullah al-Noami mbyti tre vajzat e tij Rahaf, 7 vjeç, Raghad, 12 vjeç dhe Malak, 14 vjeç, në një rezervuar me ujë pas një grindje me gruan e tij.

Babai u dërgua në Sheshin qendror Tahrir bashkë me dy burra të tjerë të dënuar për përdhunim dhe vrasje të fëmijëve.

Të tre të burgosurit u vunë me fytyrë për tokë para se xhelatët t'i qëllonin nga pas.

Një “xhelat” duke përdorur një pushkë Kalashnikov AK-47 më pas qëlloi të tre burrat në pjesën e pasme në pamje të plotë të një turme të madhe spektatorësh, disa prej të cilëve po filmonin ekzekutimet në celularët e tyre dhe kamera.

Ky ishte ekzekutimi i parë publik që nga gushti i vitit 2018, kur rebelët qëlluan dhe vranë tre burra dhe i varën në një vinç pasi kishin përdhunuar dhe vrarë fëmijët e tyre.

Ligjet aktuale në Jemen lejojnë dënimin me vdekje për një gamë të gjerë krimesh përfshirë vrasjen, rrëmbimin, përdhunimin, tradhtinë bashkëshortore, homoseksualitetin dhe një numër të veprave fetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat